Konsulenca ligjore

Në kuadër të aktivitetit tonë ofrojmë konsulencë ligjore falas por edhe asistencë të një natyre tjetër. Puna jonë përqëndrohet veçanërisht në fushën e konsulencës jashtëgjyqësore ligjore përsa i përket të drejtës së azilit dhe ligjit të imigracionit. E drejta e punës dhe e drejta sociale përbëjnë gjithashtu tema të rëndësishme për aktivititetin tonë në qoftë se janë të lidhura me të drejtën e azilit dhe ligjin e imigracionit. Për këdo që ka nevojë për ndihmë, ekziston mundësia për një përkujdesje afatgjatë, dhe në ketë mënyrë, edhe më të ngushtë. Në të tilla raste, këshilltarët ligjorë, duke vepruar si përfaqësues, do të përfaqësojnë interesat në proçedurën administrative. Megjithatë, shoqata Refugee Law Clinic Göttingen e.V. nuk pretendon në asnjë mënyrë të zëvendësoj profesionin ligjor. Përkundrazi, ne përpiqemi të ndihmojmë përmes aktivitetit tonë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë – në veçanti të gjthë ata që nuk kanë mundësi ekonomike – në mënyrë që tu ofrohet konsulencë ligjore falas si edhe mundësi të barabarta midis të interesuarëve dhe agjensive qeveritare të përfshira në këtë proçes.

Si? – Në kuadër të orarit të konsultimeve tona për publikun, ne u ofrojmë emigrantëve veçanërisht azilkërkuesëve dhe refugjatëve konsulencë ligjore falas jo vetëm në fushën e së drejtës së azilit dhe imigracionit, por edhe në fushën e së drejtës së punës dhe asaj sociale. Ju mund të vini në oraret tona për publikun pa u regjistruar më parë.

Cfarë? – Midis të tjerave, ne ofrojmë ndihmë përmes informimit mbi proçedurën e së drejtës së azilit, përgatitjen e proçedurës së dëgjimit, bashkimin familjar, perspektivën e qëndrimit, deportimet, proçedurat e Dublinit, natyralizimet, informacionin mbi veprimin ligjor, çështjet mbi të drejtën sociale (AsylbLG, SGB II, SGB XII) dhe pyetjet mbi të drejtën e punës.

Ju lutemi, vini re se nuk është e mundur konsulenca ligjore përmes e-mail-it, telefonit apo Facebook-ut. Për këtë qëllim, ju lutemi të përdorni orarin e konsultimeve për publikun.

Ku? – Në aktualisht ofrojmë oraret e konsultimeve për publikun në dy adresat e mëposhtme:

Adresa e konsulencës në qytetin Göttingen:

Allg. Studierendenausschuss (AStA) e
Georg-August-Universiteti i Göttingen
Goßlerstraße 16a
37073 Göttingen
Të mërkurave, ora 10.00 – 12.00 dhe ora 18.00 – 20.00

Adresa e konsulencës në rrethin Göttingen:

Welfenstraße 5
34346 Hann. Münden
Cdo të martë të javës së tretë të muajit, ora 18.00 – 20.00